Kosovës i duhet konsensusi politik

Aktuale

Kosovës i duhet konsensusi politik

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 21:24

Analistët politikë e konsiderojnë të domosdoshme arritjen e një konsensusi politik në Kosovë, në mënyrë që mos të dëmtohet dialogu final me Serbinë dhe procesi integrues i vendit.

Sipas tyre, konsensusi është i domosdoshëm edhe brenda partive të koalicionit, jo vetëm atyre të opozitës.

Mungesa e një konsensusi të brendshëm politik mund ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut politik me Serbinë. Kështu vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Profesori i shkencave politike Afrim Hoti, thotë se, përveç mungesës së një pajtimi mes pozitës dhe opozitës, brenda vetë krerëve të shtetit ekzistojnë qëndrime të ndryshme sa i përket dialogut politik me Serbinë.

Ndërsa Artan Murati nga KDI, konsideron se pozita dhe opozita duhet sa më parë të ulen dhe të flasin për krijimin e një ekipi të unitetit.

Megjithatë, brenda spektrit politik në vend vazhdon të mbretërojë një mungesë e ujdisë sa i përket çështjes së dialogut. Madje dy partitë opozitare; LDK dhe Vetëvendosje, kanë refuzuar të marrin pjesë edhe në seanca të rregullta të Kuvendit, duke kërkuar që të thirret debati përmes të cilit do të miratohej një rezolutë e cila i pamundëson bisedat për kufijtë e Kosovës.

Ndërkohë që partitë në koalicionin qeverisës e kritikojnë qasjen e opozitës për mosgatishmërinë për t`u ulur dhe hartuar një platformë të përbashkët dhe ekip uniteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat