Arrestohen dy oficerë për ikjen e dy të burgosurve nga Dubrava

Aktuale

Arrestohen dy oficerë për ikjen e dy të burgosurve nga Dubrava

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 10:49
Burgu i Dubravës

Janë arrestuar dy oficerë në Burgun e Dubravës pas arratisjes së dy të burgosurve. Burime të mediave brenda policisë tregojnë se zyrtarët e burgut nuk e kanë bërë përcjelljen e të arratisurve.

Gjatë ditës së djeshme drejtori i burgut, Nehat Thaçi, ka konfirmuar se nga Shërbimi Korrektues në Dubravë, kanë ikur dy të burgosur. Në Policinë e Kosovës thonë se janë arrestuar dy oficerë për mospërcjelljen e të arratisurve. 

“Janë arrestuar dy oficerë korrektues në Burgun e Dubravës, pasi që dyshohet se të njëjtit nuk e kanë bërë përcjelljen e dy të burgosurve meshkuj, njëri K/Shqiptar dhe tjetri shqiptar shtetas i Maqedonisë, të cilët kanë arritur që të arratisen nga burgu. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, kanë thënë burime nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat