Një faqe në Facebook nga organizatorët e protestave kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ia ka kujtuar atij se Liqeni i Ujmanit është jetik për vendin tonë.
Në postimin e saj në Facebook, #NaluHashim, ka shkruar se Kosova është e pandashme, përcjell Bota sot.
Në këtë postim, tregohet se Liqeni i Ujmanit, është i gjatë 24 kilometra, 17 km prej të cilave gjenden në territorin e Kosovës, ndërsa 7 km në atë të Serbisë.