“Mos i shani e kritikoni 40 mijë veteranët e rrejshëm, faj kanë kriminelët që i futën në lista”

Aktuale

“Mos i shani e kritikoni 40 mijë veteranët e rrejshëm, faj kanë kriminelët që i futën në lista”

Nga: A.Zh Më: 17 shtator 2018 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Dje në mediat vendore janë publikuar listat me emrat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilët pretendohet se kanë bërë mashtrime.

Prokurori special tashmë i dorëhequr Elez Blakaj, ka konfirmuar se aktakuzës “Veteranët” me të cilën kishte punuar ai, tashmë i janë shtuar 2000 emra të tjerë.

Ai ka thënë se nuk e di se si janë selektuar emrat e 2000 personave të tjerë në aktakuzë.

"Aktakuza paska pësuar ndryshime nga ajo që e kam përpiluar unë, sepse janë rreth 2.000 persona më shumë, për të cilët nuk kam as informacion se si janë selektuar dhe sesi janë përfshirë në aktakuzë", ka shkruar ai mbrëmë në një postim në Facebook.

Duke komentuar në lidhje me këtë, publicisti Xhevat Rexhaj, ka thënë se nuk duhet kritikuar 40 mijë veteranët “e rrejshëm”.

Sipas tij, ata nuk janë fajtorë për këtë, pasi përgjegjës për mashtrimet, siç ka thënë Rexhaj, janë komandantët dhe Komisioni, përcjell Bota sot.

“Mos i shani e kritikoni ata e ato 40 mijë veteranca të rrejshëm. Ata e ato nuk kanë faj, faj kanë kriminelat e vetquajtur kumanira që ua kanë marrë me mijëra euro me i fut në lista. Krimi gjendet te komisioni e te kumanirat që e kontrollojnë dhe kriminalizojnë Kosoven qe 19 vite..... Rrnofshin 40 mijë veteranca mashtrues, nëse kallxojnë kujt i kanë dhënë para vërtetë e meritojnë statusin!", ka shkruar Rexhaj në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat