Veterani: Të drejtën time e mbrojë edhe me gjak

Aktuale

Veterani: Të drejtën time e mbrojë edhe me gjak

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 09:49
Ilir Canolli

Pas publikimit të listave për veteranët të cilët dyshohen se kanë fituar statusin në mënyrë jo ligjore, po vazhdojnë reagimet në rrjetet sociale.

Ilir Canolli, i cili njihet me një karriere të suksesshme dhe titujve në kick-box, aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ishte vetëm 16 vjeç, kur iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka postuar disa fotografi, duke shkruar se të drejtën e tij e mbron edhe me gjak, edhe pse nuk merr benificionin prej 170 eurove.

“Ooo shtet, te drejtën temë edhe me gjak e mbroj! Pa i mbush 16vjeq jam kanë n’vij te parë të frontit. Si duket, s’ia kam mbush mendjen shkaku i moshës”, ka shkruar ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat