Ish-komandanti i UÇK-së: Publikimi i listës është fyerje dhe goditje e rëndë, dikush duhet të jap përgjegjësi!

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së: Publikimi i listës është fyerje dhe goditje e rëndë, dikush duhet të jap përgjegjësi!

Nga: N. Sh Më: 17 shtator 2018 Në ora: 11:27
Lahi Brahimaj

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, Lahi Brahimaj thotë se, thotë se publikimi i listës së aktakuzës së veteranëve mashtrues është fyerje e rënë publike si de e quan gjykim kolektiv të paprecedent.

Ai thotë se, kjo është goditje e rëndë morale, për të gjithë ata që ishin të gatshëm të sakrifikojnë jetën për vendin, transmeton gazeta “Bota sot”.

Brahimaj thotë se dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë.

Lexojeni shkrimin e tij:

Krenare me djemt dhe vajzat e UÇKsë.

- Ne fillet e organizimit te UÇK-se, shpesh kemi qene te fyer, qellimshem ose jo. I kemi injoruar sepse qellimin e kemi pas te lart, çlirimin e vendit.

Edhe gjate luftes se ashper frontale '98/'99, fyerjet publike ndaj UÇK-se dhe pjesetareve te saj nuk kane munguar. Askush nuk kishte kohe te merrej me to, ishim ne telashe me armikun.

Publikimi i listes se fundit te kinse veteraneve mashtrues, eshte fyerje e rende publike dhe gjykim kolektiv i paprecedent.

Eshte goditje e rende morale, per te gjithe ata qe ne kohe te veshtira ishin te gatshem te sakrifikojne jeten per vendin.

Dikush duhet te jap pergjegjesi per kete, kushdoqoft ai. Luftetaret e lirise, nuk ua kane me borxh denigrimin e tille publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat