Nis aplikimi i taksës për ‘Rrugën e Kombit’

Aktuale

Nis aplikimi i taksës për ‘Rrugën e Kombit’

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 11:48
Për të parandaluar çdo incident të mundshëm, për refuzimin e pagesës, pranë sporteleve janë vendosur edhe efektivë policie.

Ka nisur të zbatohet vendimi i autoriteteve të Shqipërisë për aplikimin e taksës rrugore në rrugë e kombit.

Për të parandaluar çdo incident të mundshëm, për refuzimin e pagesës, pranë sporteleve janë vendosur edhe efektivë policie.

Banorët e Kukësit, kanë paralajmëruar protestë, e cila pritej të mbahet në orën 11.00. Megjitahtë, aty nuk janë parë protestues.

Kujtojmë se që nga 17 shtatori, çdo qytetar i cili do të kalojë në Rrugën e Kombit do të paguajë tarifën prej 5 euro për çdo kalim.

Për kalimin e automjeteve në autostradën Milot-Morinë do të jetë 660 lekë, ose 5 euro, ndërsa për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.

Motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, ndërsa banorët e qarkut Kukës do e kenë tarifën 50 lekë.

Mjetet me gjashtë rrota do të paguajnë 1490 lekë, ndërsa kamionë të mesëm dhe autobus të rëndë, përfshirë mjete me lartë 2.7 metër do të paguajnë 2140 lekë të reja. Kamionë të rëndë për katër akse apo më shumë, do të paguajnë 2970 lekë.

Përdoruesit e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifimit nga 10-40%. Për të shmangur vonesat gjatë pagesës, janë dhjetë sportele.

Për banorët e Kukësit ka dy korsi të dedikuara, 1 dhe 10, e para nga dalja e Kukësit drejt Tiranës dhe e dyta në kthim.

Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro.

Pas vendosjes së këtij çmimi banorët e zonës, u ngritën në protestë duke djegur pikën e kalimit me pagesë.

Protesta e tyre u pasua me një valë arrestimesh, prej 23 personash.

Ndaj tyre u ngritën akuza si “shkatërrim prone”, “kundërshtim i punonjësve të rendit” dhe “tubim i paligjshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat