Mbesa e veteranit: Gjaku i dëshmorëve do t’u vras

Aktuale

Mbesa e veteranit: Gjaku i dëshmorëve do t’u vras

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 14:52
Hysen Gega

Kanë nisur edhe reagimet e familjarëve të veteranëve të vërtetë të UÇK-së, lidhur me publikimin e listës me emrat e personave që dyshohet se përfituan jashtëligjshëm statusin e veteranit

Mbesa e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysen Gega, Jona Gega e ka quajtur të turpshme futjen e veteranëve të vërtetë në listën e veteranëve të dyshuar.

“Ju që në lista të mashtruesve futët luftëtarë që ishin prej ditës së parë në luftë duke i quajtur veteranë të rrejshëm, e që mundoheni te njollosni emrin e tyre me mashtruesit që u munduan ta blejnë nderin me para, TURP të keni! Gjaku i dëshmorëve ka me ju vra! Lavdi dëshmorëve dhe luftëtarëve të vërtetë!”, ka shkruar ajo.

Në një prononcim për FaktePlus, Gega ka rrëfyer se gjyshi i saj ishte 13 vite si i burgosur politik gjatë regjimit serb në Kosovë, ndërsa gjatë luftës ushtar në kuadër të Brigadës 123.

“Futja e veteranëve të vërtetë në listën e veteranëve mashtrues është skandal për vendin. Gjyshi im ishte me të vërtetë në UÇK dhe për këtë kemi dëshmi. Ai po ashtu ka qenë 13 vite në burg si i burgosur politikë. Është brengosëse se si po njolloset emri i ushtarit të vërtet”, ka thënë Gega.

Ndryshe, dje është publikuar një listë e Prokurorisë Speciale me mbi 20 mijë emra si të dyshuar se përfituan jashtëligjshëm statusin e veteranit. Lista e plotë është dorëzuar për hetime të mëtutjeshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat