Islami: Lufta ndaj ish-prokurorit Blakaj e paskrupull

Aktuale

Islami: Lufta ndaj ish-prokurorit Blakaj e paskrupull

Nga: N. Sh Më: 17 shtator 2018 Në ora: 14:59
Elez Blakaj

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami ka reaguar pas kritikave ndaj ish-prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj.

Islami thotë se lufta speciale ndaj Blakajt është e paskrupullt, kurse ndryshimi i listave të rrejshëm me ata të dëshmuar në luftë e quan hedhje syve opinionit, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Lufta speciale e “ Speciallcave” ndaj ish prokurorit Blakaj po del e paskurpullt dhe pa shije. Ndryshimi dhe plotsimi i listave të veteranëve te rrjeshëm me ata të dëshmuar n? luftë është “ hedhje hi syve” dhe përpjekje për ç’ dezorientim të opinionit, kinse ish porkurori Blakaj ka abuzue me listat.Përpjekjet e shantashuezve, intigantëve e tygjarëve janë dhe do të mbesim pa suksese. Të gjithë ne që e duam dhe përkulemi para UÇK-ës dhe ushtarit të vërtet të saj, jemi dhe do të jemi me ju. Lavdi për ushtarët e rënë e krenar me ju të gjallë, kurse të rrejshmit / jashtë listave”, shkruan Islami në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat