Daçiq tregon kur do ta njohin Kosovën

Aktuale

Daçiq tregon kur do ta njohin Kosovën

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 18:01
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka porositur sot se Serbia do ta njohë Kosovën dhe do t’i lejojë të marrë ulëse në OKB atëherë “kur të bëjë shelnja rrush”.

Shefi i diplomacisë serbe vuri në dukje se autoritetet e Prishtinës po dërgojnë mesazhe të larmishme, që nuk kanë të bëjnë me realitetin.

“Lidhur me çështjen e Kosovës duhet kërkuar një kompromis”, tha Daçiq. Ndërsa, lidhur me deklaratën e presidentit  Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ka thënë se “ai duhet të thotë diçka, sepse po e sulmojnë nga të gjitha anët”.

“Ata nuk duan të flasim për korrigjim, kurse e duan Preshevën dhe Bujanocin? Shumë janë të mençur. Dhe a e dini se kur do të ndodhë, që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe ne ta njohim si shtet? Kur sheljna të bëjë rrush”, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Ambasadën greke në Beograd.

“Ata që e kanë njohur Kosovën, dhe kanë bërë marrëveshje me Martti Ahtisaarin, tani janë të habitur, sepse po flitet për kufijtë, kurse së pari e shpallën Kosovën shtet dhe rrënuan integritetin e Serbisë.  Kjo do të thotë se  ata nuk duan që të dëmtohet nga që ata e quajnë ‘shteti i Kosovës’”, thotë minsitri serb.

“Ne kemi dalë me disa propozime, por meqë ata janë kundër korrigjimit të kufirit, çfarë ata na propozojnë neve?”, ka pyetur  Daçiq, duke thënë se pala tjetër, që nuk dëshiron korrigjime, dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe të fitojë Asociacionin për veriun e Kosovës. Unë them, harrojeni, nuk ka asgjë nga kjo”, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat