Zotohet Vetëvendosje, thonë se ‘pazaret e Thaçit me Serbinë’, do t’i ndalin me protesta!

Aktuale

Zotohet Vetëvendosje, thonë se ‘pazaret e Thaçit me Serbinë’, do t’i ndalin me protesta!

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 21:51
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje  kanë bërë të ditur se kanë filluar takimet me qytetarët për mobilizimin e tyre për të organizuar protesta kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Përmes një shkrimi të kësaj lëvizje nëpër rrjete sociale, thuhet se ata janë duke u angazhuar për mobilizimin e popullit “kundër pazareve me Serbinë të presidentit Thaçi”.

Aty presidenti Thaçi cilësohet si politikan i rrezikshëm, duke thënë se “lidhja e fatit të tij me interesin e Kosovës duhet të shkëputet sa më parë”.

Tubimet janë bërë në Istog, Pejë dhe Kastriot, dhe janë udhëhequr nga Albin Kurti, Rexhep Selimi dhe Fitore Pacolli.

Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook:

Pazareve me Serbinë që po tenton t’i bëjë presidenti Thaçi ne po i përgjigjemi me mobilizim qytetarë gjithandej nëpër Kosovë. Aventurës së tij kokë në vete ne do t’i përgjigjemi me vullnetin e popullit. Qytetarët e Republikës së Kosovës janë më të gatshëm se kurrë t’i japin fund të keqës. Pushtetarët që gjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës kanë ngarendur prapa pasurimit e përfitimit personal e klanor tash në fund të karrierës së ata kanë shumçka për të humbur, andaj edhe janë bërë edhe më të rrezikshëm për vendin. I tillë është presidenti Thaçi. Lidhja e fatit të tij me interesin e Kosovës duhet të shkëputet sa më parë. Ai mund të bëjë pazare me Serbinë për fatin e tij, por jo në emër dhe për Republikën e Kosovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat