Deputeti i LDK-së i reagon Haradinajt: Horë na bëtë, ndaleni këtë proces të turpshëm

Aktuale

Deputeti i LDK-së i reagon Haradinajt: Horë na bëtë, ndaleni këtë proces të turpshëm

Nga: G.B Më: 18 shtator 2018 Në ora: 10:54
Haxhi Avdyli

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj se në Dukagjin kanë qenë 60 mijë ushtarë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai si mjek i luftës, ka bërë thirrje të ndalet ky proces, të cilin e ka quajtur të turpshëm.

Postimi i tij i plotë:

Qe sa mirë që e kemi njê Kryeministër kaq kreativ ne gjetje të zgjidhjes së problemit që ka krijuar ai bashkë me shokët. Nëse 60.000 në Dugagjin, atëherë edhe 100.000 në Drenicë, në Suharekë, Rahovec , Malishevë dmth krejt ZOP nja 150.000, Koshare 10.000, Nerodime e Jezerc 60.000, Shala 80.000, Anamorava 50.000 veteranë. Prandaj ne gjenerata që kemi jetuar nga viti 1997- 1999 nga 2 vjeq e tutje ti shpallim veteranë e kjo gjenerata qe kan lindur pas 1999 te paguajnë. Si mjek i luftës ,një veteran që akoma ska dal i rrejshem qe se ka problem edhe nëse del, ANULONE kete proces të turpshëm e filloni nje proces të mirëfilltë e transparent se hor na bëtë, të gjithëve kontribuesve të luftës. E kontribues me te vërtet mbi 1 milion dalin, por a smjafton LIRIA si pagesë për atë kontribut apo paskemi luftuar per ato 180 Euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat