Publikimi i listave të veteranëve mashtrues ka sjellë shumë telashe e habi tek veteranët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këto lista po figurojnë edhe emrat e ushtarëve që kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe janë veteran.
Shaip Elshani nga komuna e Drenasit i cili ishte ushtar në Zonën e Drenicës, e ka gjetur emrin e tij në listat e veteranëve mashtrues.
Emri i tij është i renditur i 340 te lista e veteranëve që dyshohen si të rrejshëm. Elshani ka me dhjetëra dëshmi që tregojnë se ai është veteran i vërtetë dhe ka qenë pjesë e UÇK-së.
Këto janë të gjitha dëshmitë për të cilat pretendon se mjaftojnë për të treguar të vërtetën.