Lutfi Haziri: Kur unë e kam propozuar bashkimin e Preshevës me Kosovën, Thaçi e ka quajtur opsion të rrezikshëm - Bota Sot
Lutfi Haziri: Kur unë e kam propozuar bashkimin e Preshevës me Kosovën, Thaçi e ka quajtur opsion të rrezikshëm

Aktuale

Lutfi Haziri: Kur unë e kam propozuar bashkimin e Preshevës me Kosovën, Thaçi e ka quajtur opsion të rrezikshëm

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 21:50
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën e ka dhënë shtatë vjet më parë.

“Prej 2011 unë kam nxjerr opsionin e zbatimit të vullnetit politik të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit lidhur me të drejtën për bashkim me Kosovën, që çon në korrigjim të kufirit në zonën juglindore të Kosovës. E kam përcjell me rezolutë në vitin 2013 bashkë me kolegë të tjerë dhe ajo rezolutë ka pasë frymë konsesuale dhe është votuar nga të gjithë, përkundër dallimeve të atëhershme”, ka thënë Haziri.

“Kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, tash president i pati kërkuar Isa Mustafës si kryetar i LDK-së që të distancohet nga kjo, duke e quajtur madje si opsion të rrezikshëm. Por tash më vjen mirë që pas nj periudhe kohore është konsideruar kjo e drejtë e shqiptarëve”.

Haziri ka thënë në Zona B se komunat e Luginës së Preshevës historikisht dhe gjeografikisht kanë qenë pjesë e pandashme e Kosovës.

Ai ka thekuar se ndryshimet e vijave kufitare në ish Jugosllavi janë për motive demografike e të cilat e kanë prekur edhe Kosovën.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...