Detaje të reja nga skenari i errët i Thaçit për ndarjen e Kosovës - Bota Sot
Detaje të reja nga skenari i errët i Thaçit për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Detaje të reja nga skenari i errët i Thaçit për ndarjen e Kosovës

Nga: N. Sh Më: 19 shtator 2018 Në ora: 08:50
Harta e Kosovës

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi thotë se skenari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që përmes referendumit të bashkangjitet Presheva, Medvegja dhe Bujanoci i hap rrugë ndarjes së Kosovës.

Ai thotë se si kompromis për këtë serbët do të fitojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive dhe të drejtën e ekuivalente të referendumit për të iu bashkuar Serbisë.

“Si ju duket ky skenar? Referendum që Kosovës t’i bashkangjitet Presheva, Medvegja dhe Bujanovci. Si kompromis serbët ta fitojnë Asociacionin e Komunave serbe me kompetenca ekzekutive (Republikën Serbe) dhe të drejtën ekuivalente te referendumit për t’iu bashkangjitur Serbisë.

A nuk i bie që me referendumin tonë t’i hapim udhë ndarjes së Kosovës? Unë kështu po e (keq)kuptoj “idenë” e Hashim Thaçit për referendum. Unë jam kundër referendumit dhe çdo gjeje që nuk sanksionon Kushtetuta e Kosovës”, shkruan Loshi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...