Naim Miftari: Thaçi kërkoi në luftë nga UÇK-ja që të ia vrisnin vëllain e dekoruar nga UDB-ja

Aktuale

Naim Miftari: Thaçi kërkoi në luftë nga UÇK-ja që të ia vrisnin vëllain e dekoruar nga UDB-ja

Nga: N. Sh Më: 19 shtator 2018 Në ora: 09:19
Naim Miftari, Hashim Thaçi

Ish- eprori i lartë i UÇK-së dhe TMK-së, Naim Miftari i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për listat e fryra të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Miftari duke e kundërshtuar Thaçin, thotë se njollosja më e madhe e UÇK-së, është pikërisht presidenti Thaçi, i cili është dorë e zgjatur e shërbimeve sekrete armiqësore që punon kundër shqiptarëve.

Miftari përmes një shkrimi në Facebook, thotë se Thaçi ka kryer dy misione të suksesshme kundër popullit shqiptar.

Ai gjithashtu, tregon edhe një gjë e cila ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, pikërisht në Drenicë, kur Thaçi gjatë një vizite të tij, sipas Miftarit, kishte tentuar që t'i nxitë disa pjesëtarë të UÇK-së, që t'ia vrisnin vëllain e tij, e që pastaj do ta shpallte dëshmor.

E kjo vrasje, sipas Miftarit, kishte për qëllim që t'i mbulonte gjurmët e bashkëpunimit me UDB-në dhe VBA-në.

Lexojeni shkrimin e plotë të Naim Miftarit:

“Askush nuk mund të njollosë ushtarët e UÇK-së por edhe askujt të mos i jepet primati i luftëtarit pa qenë luftëtar", tha presidenti Hashim Thaçi.

...........................

Paska lehur prapë presedniku a po ky është vet veteran mashtrues!

Njollosja ma e madhe e UÇK-së jeni pikërisht ju zoti president. Ju jeni dorë e zgjatur e shërbimeve sekrete armiqësore që po punoni kundër shqiptarëve.

Deri më sot dy misione të dëmshme për popullin dhe shtetin e Kosovës i ke përfunduar me sukses... ta shohim apo i mbijetoni misionit të tretë, ndarjen e Kosovës dhe kthimin e Serbisë nga humbësi i luftës në fitues absolut të pas luftës.

Me rrajë, familjarisht keni qenë dhe jeni pro serb anëtar të familjes tuaj kanë qenë Poverenika të Krajl Petrit dhe të pushteteve serbe një pas një.

Si nuk ju vjen turp ti përmendni 40.000 veteranët e rrejshëm që janë veteran politik tuajit jeni edhe ju vet veteran mashtrues, veteran i turpit është edhe aj vëllai i juaj (veterani i UDB-së i dekoruar prej tyre për suksese kundër UÇK-së)!

A ju kujtohet vizitat turistike që ia bënit Drenicës gjatë luftës dhe njëherë kur u përpjektë që ti nxitë disa ushtarë që të ua vrisnin vëllain tuaj që pastaj do ta shpallni me siguri edhe dëshmorë siç i keni shpallur dëshmor shumë njerëz që janë vrarë nga ju dhe nga njerëzit tuaj.!

Tentimi i nxitjes të kësaj vrasja kishte për qëllim për ti mbuluar gjurmët e bashkëpunimit me UDB-në dhe VBA-në.

Edhe vajzën e tij (deputeten) e kishit bërë veterane të UÇK-së, e kishit bërë invalid edhe atë kushëririn tuaj të vjetër i plagosur rastësisht në vitin 1980 me pushkë gjuetie tani ishte invalid i luftës i plagosur 1999 nga Praga Serbe...!

Deri aty shkonte propaganda e Gabelsit të Kosovës saqë për të treguar ndonjë trimëri të rreme siç ishte rrena se keni vrarë polic serb apo patriotizëm tuajin fallcë dhe humbje kinse tuajat në luftë kundër Serbisë ju kujtohet si bënit propagandë pas luftës edhe pse kishte ngordhur një buallicë gjatë luftës në lagjen tuaj e reklamonit në emisione televizive si me qen Buallica dëshmore e Kombit!..., ndoshta po mendoni zoti president, veteran e lideri mashtrues se çdo shqiptar i Kosovës është i verbër dhe budalla e ke gabim shumë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat