Deputetja e PDK-së sot në protestë

Aktuale

Deputetja e PDK-së sot në protestë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 09:30
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka konfirmuar se do të jetë pjesmarrëse në protestën e sotme për lirimin e çlirimtarëve, që mbahet në Prishtinë.

Përmes një statusi në “Facebook”, ajo ka thënë se është duke u bërë padretjësi e madhe ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.

“Do të jemi bashkë nga ora 12:00 tek Pallati i Drejtësisë në Hajvali, në protestën paqësore për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve nga burgu – për gjeneral Sylejman Selimin, kolonel Jahir Demakun dhe Grupin e Drenicës, të cilët, tash e tre muaj, pa asnjë vendim po mbahen padrejtësisht në burg”, ka shkruar ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat