Kurti: Haradinaj e Limaj nuk po kuptojnë

Aktuale

Kurti: Haradinaj e Limaj nuk po kuptojnë

Nga: Bota sot Më: 19 shtator 2018 Në ora: 09:41
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, duke thënë se Haradinaj dhe Limaj nuk janë duke kuptuar.

Kurti përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Thaçi i ka marrë pas vetes Haradinajn dhe Limajn, prandaj kaq është roli i tyre.

“Haradinaj do që Limaj të udhëheqë ekipin negociator. Haradinaj e Limaj nuk po kuptojnë. Ata i mori Thaçi pas vetes në Bruksel me 18 korrik. Kaq ishte roli i tyre. Episodik por impresiv”, ka shkruar Kurti.

Faza e fundit e dialogut me Serbinë dhe forma se si duhet të vazhdohet, vazhdon të mos ketë koncensuz në mes partive politike në Kosovë.

Opozita është duke e kundërshtuar Presidentin për t’i vazhduar bisedimet, pas deklaratave të tij se për arritjen e një marrëveshje me Serbinë do të mund të ndodhë edhe shkëmbimi i territoreve.

Shkëmbimin e territoreve e kundërshton opozita, madje Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur protestë për datën 29 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat