Ish eprori i UÇK-së kontakton Elez Blakajn, pendohet që e ka fyer

Aktuale

Ish eprori i UÇK-së kontakton Elez Blakajn, pendohet që e ka fyer

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 17:19
Elez Blakaj

Ish eprori i UÇK-së, nënkolonel Astrit Huskaj tre ditë më parë kishte fyer prokurorin e ikur në Amerikë, Elez Blakajn pasi emri i tij figuronte në listat e veteranëve të rrejshëm. Për këtë, nënkolonel Huskaj kishte paralajmëruar padi ndaj Blakajt pasi që sipas tij kishte të drejt ngase edhe ai jeton në Amerikë.

Para se ta bënte këtë veprim, Huskaj ka kontaktuar me Blakajn duke ndërruar tani qëndrimin ndaj tij. Në një bisedë, ish eprori i UÇK-së ka treguar se pse u bind me qëndrimin që kishte ndaj Elez Blakajt.

“Të nderuar bashkluftëtarë, i nderuar opinion publik, ka tre ditë që i terë opinioni është duke debatuar për listat e publikuara nga Prokuroria Speciale, listat e veteraneve “mashtrues” ku në mesin e atyre listave janë shumë ushtarë dhe eprorë të UÇK së te ciliët ishin që nga fillimi deri ne mbarim të luftës aktiv në UÇK. Në atë listë kam hasur edhe emrin tim.

I revoltuar jashtë mase ,pasi që kam qenë ushtar e epror i UÇK-së nga pranvera e 98 deri në përfundim të luftës në qershor 99 apo më mirë të them deri me demobilizimin e UÇK së me datë 19/09/1999 ,u ndjeva poashtu shumë i fyer.

Pasi që jetoj në Amerikë dhe duke u bazuar në informacionet e mediave sipas të cilave edhe ish Prokurori Blakaj është me
vizitë në Amerikë, fillova të kerkojë mundësinë e kontaktimit me të.

Kam kontaktur avokatin tim dhe kemi përgaditur padi ndaj Z. Blakaj për fyrje dhe denigrim të përsonalitetit tim. Këtë të drejt e kam pasi jam nështetas amerikan. Dje komunikova me zotin Blakaj.Ai më sqaroi detajisht procesin lidhur me aktakuzen e përgaditur nga ai vet.
Bashkëluftëtarë të nderuar; pas kontaktit me Z. Elez Blakaj dua tu bëj FTESË PUBLIKE që të ndalojmë tentimet ,fyrjet dhe kryqzimin e pamerituar të z. Blakaj!

Në mënyrë shumë të civilizuar Blakaj me garantoi se kjo listë që është publikuar nuk është lista e përgaditur nga ai. Dua ta siguroj Blakaj se unë do jem në krah dhe në ndihmë të tij.
Lidhur me këtë çështje Blakaj ushtarët e vërtetë të lirisë do jenë në krah me ju dhe lista e veteranve duhet pastruar” ka thënë Huskaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat