Geci: Komandantët e ardhur nga diaspora në vitin 1998, po harrojnë se lufta ka filluar më 1991 me Jasharin, Pajazitin e Çekun

Aktuale

Geci: Komandantët e ardhur nga diaspora në vitin 1998, po harrojnë se lufta ka filluar më 1991 me Jasharin, Pajazitin e Çekun

Nga: D.RR Më: 19 shtator 2018 Në ora: 17:48
Vëllëzërit Geci

Njëri ndër vëllezërit Geci, Esati, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar komandantët e luftës në Kosovë të cilën kishin ardhur nga diaspora.

Sipas Gecit, ata po harrojnë që lufta në Kosovë filloi që nga viti 1991 me Adem Jasharin e Zahir Pajazitin.

Postimi i plotë:

A thua deri në vitin 1998 ku kanë qenë këta komandantët e diasporës në zonën operative të Gjermanisë, Francës, Italisë, Zvicrës, Suedisë, Norvegjisë, Austrisë, a në cilat zona, se sipas këtyre, në Kosovë nuk ka pas njerëz që kanë luftu as qe kanë qenë të armatosur, por unë e di që Komandanti Legjendar Adem Jashari ka qenë në Kosovë prej vitit 1991, dhe kurrë Serbisë nuk ua ka ndalë pushkën. Por, si komandanti legjendar ka pas edhe në Llap, Zahir Pajaziti dhe ne Dukagjin Sali Çeku, por këta komandantët e zonave të tashi në cilat zona kanë qenë dhe në cilin shtet Evropës kanë luftu për Kosovën deri në vitin 1998, se sipas tyre veç ne 1998 ja ka fillu lufta si kanë ardh këta, se para se me ardh këta s’ka pas as të vrarë e as të armatosur, e as të plagosur, por pasi erdhën këta e benën luftën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat