Deda: Vetëm Kuvendi mund ta shpëtojë Kosovën

Aktuale

Deda: Vetëm Kuvendi mund ta shpëtojë Kosovën

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 22:52
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka folur për mundësin e ndarjes së Kosovës. Ai ka thënë se askush në Kosovë nuk e përkrah idenë e shkëmbimit të territoreve.

Deda në "DPT Te Fidani", ka thënë se nuk mund të lejohet që as të flitet në Bruksel për ndarjen e Kosovës.

"Kuvendi mund ta shpëtoj tash për tash Kosovën. Mendoj se i vetmi vend i shpëtimit të vendit është Kuvendit. Ne duhet ta ndalim Hashim Thaçin që mos të flas për ndarje të Kosovës”, ka thënë Deda.

Ai ka thënë se Thaçi nuk ka kompetenca që të flas me Serbinë në emër të Kosovës.

“ Hashim Thaçi nuk ka kompetenca të flas në emër të Kosovës. Ai nuk është edhe i ditur ta bëjë këtë”.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, thotë se Kosova nuk ka nevojë që t’i përshtatet politikes se Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat