Ambasadori Delawie për pensionet e veteranëve: Kur do të ndalen politikanët në Kosovë duke ndërhyrë?

Aktuale

Ambasadori Delawie për pensionet e veteranëve: Kur do të ndalen politikanët në Kosovë duke ndërhyrë?

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 15:51
Delawie

Ambasadori në shkuarje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka reaguar përmes një postimi në Twitter për rastin e hetimit të listave të fyera të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe pensionet e dhëna për ta.

Ai ka shtruar dy pyetje. E para ishte për Gjykatën, siç thotë, dhe tjetra për Kosovën  për të cilën ai pyet se kur politikanët do të ndalen së ndërhyri.

‘Rasti i pensioneve është për komisionerët dhe JO veteranët. Dy pyetje të mëdha. Për gjykatën: A e kanë shkelur komisionerët ligjin? Për Kosovën: Kur do të ndalen politikanët së ndërhyri?”, ka shkruar Delawie. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat