Thaçi flet për dialogun me Serbinë edhe në tubimin për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

Aktuale

Thaçi flet për dialogun me Serbinë edhe në tubimin për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 15:55
Foto

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ripërsëritur se mbështet fuqishëm kërkesën e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën dhe me asnjë çmim nuk do të lejojnë ndarje, shkëmbim apo krijim të republikës serbska në Kosovë.

Çështja e bisedimeve me Serbinë dhe kërkesa e luginës për t’u bashkuar me Kosovën, u bë temë edhe në ceremoninë e zbulimit të shtatoreve të heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në Drenas. Aty presidenti Thaçi tregoi se si ka kuptim shteti i Kosovës.

Thaçi: Me asnjë çmim nuk do të lejojmë ndonjë ndarje

“Kam pasur fatin dhe kënaqësie që të pres në zyrën time edhe përfaqësuesit e luginës së Preshevës, Metvegjës dhe Bujaniovcit, që i shoh edhe në këtë tubim. I kam përkrah dhe do t’i mbështes fuqishëm në kërkesën e tyre të institucionalizuar për bashkëngjitjen e kësaj hapësirë shqiptare territoreve të Republikës së Kosovës por në të njëjtën kohë në asnjë rrethane, me asnjë çmim nuk do të lejojmë ndonjë ndarje, shkëmbim apo krijim të ndonjë etniteti në kuptimin e republika serbska në Kosovë, vetëm kështu ka kuptim shteti ynë dhe rrugëtimi i ynë euro-atlantik“, ka thënë ai.

Përfaqësues nga Lugina e Preshevës, Shukri Ymeri tha se besojnë fort në institucionet e Kosovës.

“Shpresojmë dhe besojmë fort se institucionet e Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me kauzën e tij, me dialogun që e pret me Beogradin, kërkesën që ua kemi drejtuar të gjitha institucioneve të Kosovës, ta shqyrtojnë dhe ta përkrahin deri në fund“, ka thënë ai.

Thaçi gjatë ditës së sotme ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë është një përcaktim i qartë për të ardhmen evropiane të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat