Apostolova mirëpret votimin e projektligjeve: Vota konfirmon përkatësinë evropiane të Kosovës

Aktuale

Apostolova mirëpret votimin e projektligjeve: Vota konfirmon përkatësinë evropiane të Kosovës

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:41
Natalyia Apostolova

Shefja e zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalyia Apostolova ka mirëpritur votimin e tri projektligjeve nga Kuvendi i Kosovës, të cilat lidhen me marrëveshjet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Apostolova përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se votimi i këtyre ligjeve konfirmon përkatësinë evropiane të Kosovës.

“Përgëzoj Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes IPA 2017 dhe pjesëmarrjen në programet Erasmus+, Evropa Kreative dhe Evropa për Qytetarët. Vota konfirmon përkatësinë evropiane të Kosovës dhe aftësinë për tu bashkuar rreth çështjeve me interes kombëtar”, ka shkruar Apostolova.

Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017 është miratuar me 93 vota “për” dhe 8 abstenime.

Kurse, projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”, me 96 “për, 2 “kundër” dhe 7 abstenime.

Kuvendi gjithashtu ka miratuar edhe projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport, me 97 vota “për”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat