Ky ushtar nga Elbasani, iu bashkua UÇK-së, luftoi në Koshare, ndërsa nuk e morri statusin e veteranit

Aktuale

Ky ushtar nga Elbasani, iu bashkua UÇK-së, luftoi në Koshare, ndërsa nuk e morri statusin e veteranit

Nga: N.Sh Më: 20 shtator 2018 Në ora: 17:34
Ilir Llalla me shokë të luftës

Në luftën për çlirimin e Kosovës u bashkuan shumë shqiptarë nga të gjitha trojet për një qëllim të përbashkët, lirinë e shqiptarëve të Kosovës.

Përveç shqiptarëve të Kosovës, në luftë kanë marr pjesë edhe qytetarë shqiptarë nga të gjitha trevat tona, nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova Lindore si dhe janë kthyer qindra-mijëra shqiptarë nga shtetet e ndryshme të botës për të luftuar në Kosovë.

Nga qyteti i Elbasanit kanë marrë pjesë shumë djem të inkuadruar në forcat e UÇK-së, shkruan gazeta “Bota sot”.

Njeri nga këta është Ilir Llalla i cili në shkurt të 1999 iu bashkua formacioneve luftarake në brigadën 138 Agim Ramadani të udhëhequr nga Rrustem Berisha.

Ushtari i UÇK-së, Iliri Llalla ka pasur komandant toger Ramiz Qiriqin i njohur me nofkën “Luani” dhe kanë marrë pjesë në luftën e Koshares.

Shumë shqiptarë nga Shqipëria, që kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së nuk figurojnë veteran të kësaj lufte, kjo ndoshta nga mungesa e informacioneve për të aplikuar.

Duhet thënë se Iliri Llalla është vëllai i historianit dhe publicistit të njohur Arben Llalla dhe kushëri i parë i kryeprokurorit të përgjithshëm të Shqipërisë z. Adriatik Llalla.

Nga informatat tona mësuam se, Ilir Llalla si shumë luftëtarë të tjerë që kanë luftuar vërtetë në UÇK nuk e kanë fituar statusin e veteranit të luftës, pse?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat