Mas: Pajtimi, lëvizja e kufijve nuk është zgjidhje për Kosovën

Aktuale

Mas: Pajtimi, lëvizja e kufijve nuk është zgjidhje për Kosovën

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 20:49
Hajko Mas

Ministri i Jashtëm gjerman, Hajko Mas, ka shprehur shqetësim lidhur me negociatat midis Kosovës dhe Serbisë.

Mas vuri në dukje se përpjekja për të “shfuqizuar diversitetin duke zhvendosur kufijtë është e rrezikshme”, transmeton lajmi.net.

Ai sot ka pasur vizitë në Tiranë dhe Athinë, ku në një intervistë për të përditshmen greke “Katimerini”, tha se edhe marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë për zgjedhjen e kontestit për emirin kontribuon në stabilizimin e Ballkanit.

Ai tha se Ballkani do të ishte më i qetë nëse do të ketë marrëveshje edhe nga negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur në lidhje me frikën e ndikimit rus në kohën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, Mas tha se “ideja evropiane nuk të përcaktojë sferën e influencës”, por “Unioni bazohet në parimet themelore të lirisë, demokracisë dhe solidaritetit.”

Sipas tij, ideja për korrigjimin e kufijve nuk është zgjidhja më e mirë për Kosovës, por mirë do të ishte që vendet të pajtoheshin me marrëveshje përfundimtare që do siguronte paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat