Krasniqi e “godet” fort Thaçin: Po e shndërron Kosovën në Republikë Presidenciale si Erdogani!

Aktuale

Krasniqi e “godet” fort Thaçin: Po e shndërron Kosovën në Republikë Presidenciale si Erdogani!

Nga: N.Sh Më: 20 shtator 2018 Në ora: 21:04
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi e ka komentuar letrën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Ai e quan alarm këtë që duhet të marrin gjithë shqiptarët, transmeton gazeta “Bota sot”.

“E në mënyrë të veçantë, alarmi duhet t’i godet përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve të Kosovës, deputetet të cilët e kanë përgjegjësinë kryesore për ta ruajtur rendin Kushtetues në Republikën Parlamentare të Kosovës”, shkruan Krasniqi në facebook.

Lexojeni shkrimin e plotë:

TENDENCA PËR TË BËRË KOSOVËN REPUBLIKË PRESIDENCIALE!

Letra që Presidenti i Kosovës sot ia paska dërguar:” Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, që flet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që duhet të ndodhë me 2/3 e votave të deputetëve”. Të gjithë shqiptarët duhet ta marrin si alarm për të ndryshuar rregullimin shoqëror parlamentar në Republikën e Kosovës. E në mënyrë të veçantë, alarmi duhet t’i godet përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve të Kosovës, deputetet të cilët e kanë përgjegjësinë kryesore për ta ruajtur rendin Kushtetues në Republikën Parlamentare të Kosovës.

Në një situatë të tillë, të gjitha partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, duhet t’i marrin të gjitha masat për ta ruajtur sistemin demokratik të Republikës Parlamentare nga çdo formë e autoritarizmit e despotizmit të individit të papërgjegjshëm. Kërkesa e Presidentit të Kosovës është më shumë sesa më e shndërruar Republikën Parlamentare me Qeveri të fortë, në Republikë Presidenciale të ngjashme me Republikën Presidenciale të Erdoganit?!

Kushdo që ka sy e vesh e sheh ketë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat