Haradinaj për Krasniqin dhe Jakupin: Rruga e lirisë ju kërkoi, sot iu kthyet Kosovës së lirë

Aktuale

Haradinaj për Krasniqin dhe Jakupin: Rruga e lirisë ju kërkoi, sot iu kthyet Kosovës së lirë

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 11:26
Ramush Haradinaj me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit të Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit të Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi, në 20 vjetorin e rënies.

Pas homazheve kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë.

“Rruga e lirisë ju kërkoi, sot iu kthyet Kosovës së lirë. Lavdi”, shkroi kryeministri Haradinaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat