Tregon për herë të parë Sali Berisha, ja çfarë i kishte kërkuar Ahmet Krasniqi për UÇK-në - Bota Sot
Tregon për herë të parë Sali Berisha, ja çfarë i kishte kërkuar Ahmet Krasniqi për UÇK-në

Aktuale

Tregon për herë të parë Sali Berisha, ja çfarë i kishte kërkuar Ahmet Krasniqi për UÇK-në

Nga: Bota sot Më: 21 shtator 2018 Në ora: 11:47
Sali Berisha

Në 20 vjetorin e vrasjes në Shqipëri të Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi, eshtrat e tij janë sjellë në Kosovë për tu rivarrosur në tokën për të cilën koloneli me shumë bashkëluftëtarë të tij kishte luftuar kundër armikut serb.

E për herë të parë, në 20 vjetorin e vaisjes së Krasniqit ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në intervistën dhënë për gazetën “Bota sot”, ditë më parë ka folur për takimet me Krasniqin.

Berisha ka thënë se qëllimi i vetëm i kolonel Krasniqit ishte unifikimi i gjitha forcave ushtarake kundër armikut shekullor serb.

“Unë e kam njohur e kam takuar disa herë dhe ruaj kujtimet më të mira për kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e luftës të Qeverise së Kosovës të presidentit Rugova me kryeministër Bujar Bukoshin. Në tre takimet, qëllimi i ardhjes së tij tek unë ishte vetëm një: Të ndihmoja në bashkëpunimin e tij dhe forcave që ai komandonte me forcat e UÇK-së. Ahmet Krasniqin e ekzekutuan në rrugicën në prag të derës së shtëpisë ku banonte, Fatos Klosi, pra shërbimi inteligjent shqiptar. Kjo është e padiskutueshme dhe gjerësisht e njohur. Pra organizator direkt i krimit të shëmtuar politik është Fatos Klosi, i cili gjatë qeverisë time ndiqej për lidhje me dy shërbime të huaja. E bëri këtë me punonjës të tij apo vrasës me pagës këtë duhet që ta sqaroj drejtësia. Pas rikthimit në pushtet jam përpjekur që të zbardhet kjo vrasje, por kontrolli i PS-së mbi prokurorinë e bëri të pamundur këtë”, ka thënë ish kryeministri Berisha në intervistën ekskluzive për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...