Analisti politik Rexhep Shahu, ka publikuar një fotografi të rrallë të kolonelit dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Ahmet Krasniqi.
Ai këtë fotografi e ka publikuar sot në ditën kur po rivarrohet koloneli në Prishtinë.
Shahu ka thënë se është shprehur shumë dashuri në internet për kolonelin, përcjell Bota sot.
Reagimi i plotë i Shahut:
Tungjatjeta miku im Skender Zogaj!
Sa zili ta kam kete fotografi e kete miqesi familjare me Ministrin Ahmet Krasniqi, qe pas 20 vitesh udhe, mbrrini ne Prishtine.
Sa shume dashni sot ne internet per Ministrin Krasniqi.