Limaj përkujton Lec Gradicën, thotë se vdiq duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë

Aktuale

Limaj përkujton Lec Gradicën, thotë se vdiq duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 18:52
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka përkujtuar rënien e doktor Lec Gradicës.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se në prag të 20-vjetorit të rënies kujtojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e Lec Gradiciës, mjekut i cili thotë Limaj se ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavicës.

“Doktor Lec Gradica gjatë kohës së luftës në Kosovë iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha duke u angazhuar në radhët e UÇK-së, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Shënimi i plotë i Limajt:

Në prag të 20-vjetorit të rënies kujtojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e Dr. Lec Gradicës, mjekut të luftës, i cili ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavicës. 

Doktor Lec Gradica gjatë kohës së luftës në Kosovë iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha duke u angazhuar në radhët e UÇK-së, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile. 

Rrënjët e shtetit janë në gjakun e dëshmoreve dhe martirëve të këtij brezi dhe brezave të mëhershëm. I paharrueshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit! 
Lavdi! 
FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat