Kur do t’i paguhen 53 milionët “Bechtel Enkas”? Tregon ministri Lekaj

Aktuale

Kur do t’i paguhen 53 milionët “Bechtel Enkas”? Tregon ministri Lekaj

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 23:25
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka treguar se ende nuk i janë paguar kompanisë “Bechtel Enka” 53 milionët. Ai ka thënë se afati për ta paguar këtë borxh është deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka treguar se ende nuk i janë paguar kompanisë “Bechtel Enka” 53 milionët. Ai ka thënë se afati për ta paguar këtë borxh është deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm.

“Nga ky muaj do të nis pagesa. E kemi pagesën me rata dhe kjo ratë është për afro 6 milionë në muaj. Do të thotë deri në muajin qershor do të paguhen e tërë shuma”, ka thënë ai.

Nënkryetari i AAK’së Pal Lekaj ka treguar se këtij borxhi nuk mund t’i iket pa paguar, pasi sipas tij, qeveria e kaluar nuk i është përmbajtur kontratës.

“ Pagesa është dashur të bëhet për 63 milionë. Por ne kemi negociuar me kompaninë dhe është arritur që pagesa të bëhet për 53 milionë euro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat