Pacolli: Shteti t’ia heqë paratë veteranëve të rrejshëm

Aktuale

Pacolli: Shteti t’ia heqë paratë veteranëve të rrejshëm

Nga: G.B Më: 22 shtator 2018 Në ora: 07:41
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se nëse zbulohet se në lista ka veteranë të rrejshëm, mjetet që i merrnin ata, të shkojnë tek familjet e atyre që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë kohës së luftës, të vrarë, të zhdukur, apo të gjymtuar e dhunuar, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se po e ndjek me vëmendje të ashtuquajturën çështje të veteranëve të rrejshëm dhe e mirëkupton qëndrimin e aleatëve amerikanë rreth saj.

Postimi i tij i plotë: 

Miqtë na ndihmojnë financiarisht dhe kanë të drejtë të dinë ku përfundojnë paratë e tyre. E mirëkuptoj dhe shqetësimin e shoqërisë civile. Nuk kam asnjë koment për çështjen sa kohë që po heton prokuroria, unë jam politikan dhe nuk dua të ndikoj tek drejtësia. Por kam një propozim ; nëse zbulohet se në lista ka veteranë të rrejshëm, unë do propozoj që mjetet që i merrnin ata, të shkojnë tek familjet e atyre që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë kohës së luftës, të vrarë, të zhdukur, apo të gjymtuar e dhunuar.  Shteti i Kosovës, shoqëria ia u ka borxh këtyre familjeve që kanë një, dy apo më shumë viktima. Unë vetë ndihmoj shumë prej tyre, por shteti duhet të ndihmojë institucionalisht. Kështu do të bënim drejtësi të vërtetë me viktimat e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat