Pyet Milaim Zeka: A i “han palla” Thaçit për protesta?

Aktuale

Pyet Milaim Zeka: A i “han palla” Thaçit për protesta?

Nga: N.H Më: 22 shtator 2018 Në ora: 09:54
Milaim Zeka dhe Hashim Thaçi

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kurrë nuk ka qenë më mirë, ndërsa, sipas tij, Kosova kurrë nuk ka qenë më keq.

Ky reagim i Zekës erdhi si kundërpërgjigje ndaj deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila së fundi tha se Thaçi kurrë nuk ka qenë më keq, përcjell "Bota sot".

Ndër tjerash, ai pyet se, a ka ndonjë përfitim Kosova nëse protestohet kundër Thaçit dhe se a i “han palla” Thaçit për protesta?

Ja postimi i plotë i Zekës:

“Thaçi kurrë nuk ka qene me keq”

Keshtu paska deklaruar nje zyrtare e larte e VV-se, njeherit edhe deputete e Kuvendit te Kosoves.

Une personalisht mendoje se Thaçi kurr nuk ka qene me mire, e Kosova kurr nuk ka qene me keq. Thaçi krejte autoban e ka. Ai çdo dite po i forcon pozitate e tije, si rezultat i mosfunksionimit te Kuvendit te Kosoves dhe Qeverise.

Kemi nje Kuvend me deputet qe nuk e dine pse jane deputet. Deputet qe kane njeqinde pune tjera, e kurr nuk arrijne me krye punen per te cilen jane te zgjedhur. Kemi nje Kuvend me deputet qe jane gati me hanger me dhembe njeritjetrin, a ne raport me Listen Serbe rrine si pula te lagura. Kemi nje Kuvend me deputet qe dine me bojkotu njeritjetrin, si pozita, si opozita. Kemi nje Kuvend qe nuk voton ligje, nuk ushtron kontroll ndaje Qeverise, thjeshte nuk bene asgje.

Kemi pastaje nje Qeveri, qe sikur nje kaproll, po e shqyejne partite politike. Lideret e partive po i rehatojne rebelet e tyre neper poste te zevendesministrave, ndersa te besuarit i kane ndersy ne drejtim te tenderave, apo te ndermarrejeve publike.

Prandaj, qytetari i Kosoves ka 100 aresye me protestu kunder ketyre te keqijave, kunder sistemit te drejtesise, kunder punesimeve pa ktitere e pa konkurse, kunder keqeperdorimit te parase publike( ku kater laptopa blihen per 8000 euro nga Zyra e Kryeministrit), ku 100 keqeperdorime ndodhin ne Kuvendin e Kosoves, ne Qeveri e ndermarreje publike!

A ka naj fitim Kosova nese delni e protrstoni kunder Thaçit?! Asnje. A i hane palla Thaçit per keto protesta? Aspak. A e din kush mem tregu se cila eshte aresyeja e protestes? Nuk e dine. A ka kerku ndonjehere Thaçi ndarje, apo shkembim teritoresh?! Asnjehere. A ka te drejte Thaçi te flas me Vuqiçin edhe per boren e parvjeme?! Ka. A mundet kush me ja marre kete te drejte?! Nuk mundet.

A kalon ndonje marreveshje Thaçi-Vuçiq pa votat e Kuvendit?! Jo. Çka po don pozita dhe opozita? As ata nuk po e dine se le ma une...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat