Djali i zyrtarit të LDK-së e akuzon Presidentin Thaçi për vrasjen e babait të tij

Aktuale

Djali i zyrtarit të LDK-së e akuzon Presidentin Thaçi për vrasjen e babait të tij

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 11:20
Smajl Hajdari dhe presidenti Ibrahim Rugova

Djali i ish-deputetit të LDK-së Smajl Hajdarit, Shpëtim Hajdari ka akuzuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si një prej të dyshuarve kryesor për vrasjen e babait të tij dhe kundërshtarëve të tjerë politik.

Kanë kaluar më shumë se 15 vite që prej se ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdari u vra në hyrje të banesës së tij në Pejë, në kohën sa ishte deputet i LDK-së në përbërjen e parë të Kuvendit të Kosovës pas luftës. Por, edhe pse kanë kaluar kaq vite, ende nuk është zbardhur ky rast.

E sot djali i tij, Shpëtim Hajdari ka akuzuar të parin e vendit, Hashim Thaçin për vrajsen e babait të tij, dhe jo vetëm.

Hajdari ka deklaruar se Thaçi është i dyshuari kryesor për vrasjen e shumë kundërshtarëve politik, ku edhe e ka përmendur edhe rastin e babait të tij.

Përveç kësaj, Hajdari i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër Presidentit Thaçi, duke thënë se një popull nuk mund t’i nënshtrohet një njeriu.

“Një popull , nuk mund ti nënshtrohet një njeriu (si i dyshuari kryesor për vrasjen e kundërshtarëve politik , njëri ndër ta edhe ajo e Smajl Hajdarajt)”, ka shkruar Hajdari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat