A është ky raport i vitit 2000-2005, që Thaçi e lufton Gjermaninë, si ranë në grackë të tij agjentët e BND?

Aktuale

A është ky raport i vitit 2000-2005, që Thaçi e lufton Gjermaninë, si ranë në grackë të tij agjentët e BND?

Nga: D.RR Më: 22 shtator 2018 Në ora: 14:58
Hashim Thaçi

Për shkak të kundërshtimit të vazhdueshëm të presidentit Thaçi karshi shtetit gjerman, ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari ka shkruar se Thaçi gjatë gjithë kohës bëri luftë speciale kundër ndikimit gjerman.

Ai thotë se tre pjesëtarë të BDN (shërbimi sekret gjerman), ishin futur në grackë nga organet e shtetit të Kosovës që udhëhiqeshin nga Thaçi, në bashkëpunim me DSGE.

Tutje në shkrimin e tij në Facebook, Miftari shkruan se, raporti negativ i inteligjencës së Ushtrisë Gjermane në vitet 2000-2005, mund të jenë arsyeja pse Thaçi dhe klani i tij kërkojnë hakmarrje nga Gjermania.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Anti_Gjermani dhe Anti_Britanezi hapur por edhe anti_Amerikan në hije naten se zguxon ndryshe se e sheh sahora Sadam Hysenin tani anderr.!

Pse gjatë gjithë kohës gjat dhe sidomos pas luftës e deri tani, presidenti Hashim Thaçi bëri luftë speciale kundër ndikimit Gjerman? Ju kujtohet rasti i tre pjesëtarëve të BND (shërbimi sekret Gjerman) që ishin futur në grackë nga organet Kosovare të sigurimit që udhëhiqeshin nga Hashim Thaçi në bashkëpunim me DGSE (shërbimin sekret francez) dge BIA Serbe.!?

Shpërthimi i datës 14 nëntor 2008 në ndërtesën e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë pati ndodhur në një fazë të ndjeshme politike në Kosovë, pikërisht në kohën kur po zhvilloheshin bisedime për shtrirjen e misionit evropian për sundimin e ligjit, Eulex në Kosovë. Menjëherë pas marrjes së pajtimit të misionit EULEX nga KS-it, që të dislokohet në Kosovë në bazë të një plani gjashtë pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, një organizatë që vetën e quan Armata e Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre elektronike mori përsipër sulmin mbi zyrën civile ndërkombëtare. Policia nuk e morri këtë seriozisht, madje as nuk i filloj hetimet!?
Pse u arrestuan pjesëtaret e pafajshëm të BDN-së Gjermane?
Pse u mbajtën në burg pjesëtaret e BND-së dhe u poshtëruan brutalisht gjatë sjelljeve nëpër gjykata?
Pse ju thye dhe ju bastis banesa dhunshëm ku u tentua t’i vidhen të dhënat e BND-së lidhur me politikanët e Kosovës?
A ishte raporti negativ 2000_2005 i Inteligjencës së ushtrisë Gjermane (Bundevher-it). Ishte arsye për hakmarrje të klanit të Hashim Thaçit kundër Gjermanisë?
Pse atëherë kryeministri Hashim Thaçi nuk e dëgjoj paralajmërimin tonë që ja dërguam përmes këshilltarit ligjor Tom Gashi, që e kishte këshilluar ti lironte agjentet e BDD-së që ishin plotësisht të pafajshëm, sepse, prapa gjithë kësaj kurthe ishin persona të njohur dhe vinin nga krahu i Hashim Thaçit.
Dhe në fund: pse, edhe tani në vitin 2018, Hashim Thaçi nuk e dëgjon këshillën e kancelarës gjermane Angela Merkel, mike dhe mbrojtëse e denjë e Kosovës, mike e lirisë dhe shtetit tonë, për mos prekjen e kufijve të shenjt e vital të Kosovës, pse edhe atëherë edhe sot Thaçi bën hile politike dhe veprime anti Gjermane duke ju shërbyer rrymave dhe interesave sllave, veçmas serbe e ruse dhe aleatit tradicional serb, Francës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat