Albin Kurti ia paraqet ambasadores kroate rreziqet që vinë nga presidenti Thaçi

Aktuale

Albin Kurti ia paraqet ambasadores kroate rreziqet që vinë nga presidenti Thaçi

Nga: D.RR Më: 22 shtator 2018 Në ora: 15:48
Albin Kurti dhe Fitore Pacolli në takim me Maria Kapitanoviç

Faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, ka njoftuar se kryetari i saj, Albin Kurti së bashku me deputeten Fitore Pacolli, kanë pasur dje pasdite një takim me ambasadoren e Kroacisë, Maria Kapitanoviç.

Albin Kurti në këtë takim, i ka thënë ambasadores kroate se, Vetëvendosja e sheh të rrezikshme iniciativën personale të presidentit Thaçi dhe rreziqet e dëmet që do të sjellë një jap i tillë i pazareve me territore për shtetësinë e pavarësinë, përcjell “Bota sot”.

Ata gjithashtu kanë biseduar për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë në aspektin politiko-institucional, socio-ekonomik dhe kulturo-artistik.

Komunikata e plotë:

Dje pasdite, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti bashkë me deputetën Fitore Pacolli vizituan ambasadën e Kroacisë dhe u takuan me Ambasadoren Maria Kapitanovi?,

Ambasadorja Kapitanovi? ishte e interesuar të kuptonte më shumë rreth situatës politike në vend, veçanërisht rreth dialogut Kosovë-Serbi si dhe idetë dhe politikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të dalë nga gjendja aktuale e për të përmirësuar situatën e përgjithshme ekonomiko e sociale në vend.

Kryetari Kurti e informoi zonjën Kapitanovi? për kundërshtimin që ka paraqitur Lëvizja VETËVENDOSJE! ndaj iniciativës personale të presidentit Thaçi dhe për rreziqet e dëmet që do të sjellë një jap i tillë i pazareve me territore për shtetësinë e pavarësinë, integritetin territorial e institucional të Republikës së Kosovës si dhe për paqen dhe sigurinë në rajon.

Kryetari Kurti theksoj se për të arritur rrezultate të qëndrueshme përmes dialogut, duhet që të dialogojmë me serbët lokal për nevojat dhe kërkesat e tyre, në mënyre që zgjidhjet të mos imponohet nga lart-poshtë, siç po ndodhë tani me dialogun Kosovë-Serbi.

Më tej, Kurti dhe Kapitanovi? diskutuan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë në aspektin politiko-institucional, socio-ekonomik dhe kulturo-artistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat