Abazi flet për protestën e 29 shtatorit: SHBA, Gjermania, Britania, nuk na mbrojnë nga Thaçi, por...

Aktuale

Abazi flet për protestën e 29 shtatorit: SHBA, Gjermania, Britania, nuk na mbrojnë nga Thaçi, por...

Nga: N.Sh Më: 22 shtator 2018 Në ora: 17:23
Haki Abazi, Hashim Thaçi

Analisti politik, Haki Abazi përsëri ka ftuar qytetarët që të dalin në protestën e 29 shtatorit që të mbrojnë shtetin, kushtetutën, dinjitetin dhe nderin e tyre.

Sipas Abazit, një popull nuk i nënshtrohet një njeriu, andaj duhet dalë në protestën paqesore kundër lojës më Kosovën, kundër Thaçit dhe Vuçiqit, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Gjermania, Amerika, Britania e Madhe dhe 110 shtete tjera po thonë që ju kemi njohur në kufinjtë dhe me kushtetutën që keni por ata nuk munden me na mbrojtë as ne e as Republikën, e as kushtetutën e territorin tonë nga Thaçi. Ne duhet ta mbrojme vetë, ne qytetarët e vendit tonë”, shkruan Abazi.

Më posht shkrimi i Haki Abazit:

Nje popull s'i nenshtrohet nje njeriu

Me 29 Shtator,e Shtune, ne Prishtine: Protesta me e madhe paqesore e zerit qytetare kunder lojes me Kosoven, kunder Thacit, kunder sorrollatjes se Vucicit dhe fyerjeve te tij.

Te gjithe ne mbrojtje te Shtetit, ne mbrojtje te Kushtetutes, ne mbrojtje te dinjitetit dhe nderit te atyre qe jane sakrfikuar per vendin dhe lirine e pavaresine dhe ne mbrojtje te se ardhmes per femijet tane.

Sot ne Mitrovice- Neser ne Ferizaj- te henen ne Peje, te marten ne Gjakove, te enjten ne Prizren, te premten ne Gjilan

Sot Mitrovica madheshtore, e plagosur por madheshtore gjithesesi, organizoi tubimin fillestar dhe mobilizues: qytetare te zakonshem, pensionist, punetore, baballare, nena, te rinje, veteran, anetare te partive politike, mesues e profesore, artiste e akademike... Me qindra njerez, ne atmosfere miqesore te dashur e respepktuese, nje solidaritet me njeri tjetrin, perqafime te ngrohta me qellimin e vetem, ne mbrojtje te shtetit e ne kundershtim te zhberjes se shtetit. Ne mbrojtje te kushtetutes e ne kundershtim te shkeljes se kushtetutes.

Nje emrues i perbashket, ne jemi me te forte se bashku kundrejt nje njeriu qe ka shkatrruar endrren per shtetin, po ben tregeti e pazare me Vucic i cili eshte kercnues dhe ofendues ndaj Shqiptareve dhe shtetit te Kosoves.

Gjermania, Amerika, Britania e Madhe dhe 110 shtete tjera po thone qe ju kemi njohur ne kufinjet dhe me kushtetuten qe keni por ata nuk munden me na mbrojte as ne e as republiken e as kushtetuten e territorin tone nga Thaci. Ne duhet ta mbrojme vet, ne qytetaret e vendit tone. Ne, ashtu siq e kemi mbrojtur gjithmone, me ngujim ne zgafella te Trepces, me protesta paqesore, me dy gishterinjet, me kengen, me muziken e mirefillte, me artin dhe filmin e dramen e teatrin. Ashtu, edhe sot, do ta mbrojme duke qene bashke siq ishim sot ne Mitrovice te pandare por se bashku te gjithe pavaresisht prej ku vijme dhe ne cilat vija jemi te rreshtuar. Asgje nuk eshte mbi shtetin, ligjin e kushtetuten. Neser se bashku ne Ferizaj!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat