Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është drejtuar grave të Kosovës përmes një video në profilin e tij në Facebook. Ai përmes kësaj video I foton ato që të marrin pjesë në protestën e organizuar nga Vetëvendosje më 29 shtator.
Ai në video thotë se gatë kanë dhënë shumë për vendin tonë, e pak janë përmendur.
“Pak këngë ka për to, pak monumente, pak emra rrugësh. Ndonëse ato janë të angazhuara shumë, kontributi I grave dhe vajzave është heshtur”, shprehet Kurti.
Për më tepër, ai shprehet se Problemet e grave, janë të shumta po s’munden të ndalen pa e ndalur këtë pushtet prej “burrash zullumqarë”.