Maloku: Thaçi para se të fotografohet me Trumpin në New York, duhet ta ketë “mësuar monologun”

Aktuale

Maloku: Thaçi para se të fotografohet me Trumpin në New York, duhet ta ketë “mësuar monologun”

Nga: G.B Më: 24 shtator 2018 Në ora: 13:46
Fadil Maloku

Profesori universitar, Fadil Maloku, ka komentuar vizitën e presidentit Hashim Thaçi në SHBA, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Thaçi para se të fotografohet me Trumpin, duhet ta ketë “mësuar monologun”.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Thaçi para se të fotografohet me Trumpin në New York, duhet ta ketë “mësuar monologun”

(E me siguri do”fotografohet”, se pagesa është bërë [????] )

- [ ] Donald Trump dhe Departamenti i Shtetit, NË RAST se edhe DE JURE e stimulojnë (politikisht), përkrahin (mediatisht) dhe e faktorizojnë (diplomatikisht) idenë e COPËTIMIT të Kosovës, ATA, ad acta jo vetëm që do e shfuqizojnë gjeopolitik?n rajonale të balancave që u krijua në vitin 1999, por, definitivisht do e dëmtojnë e kompromitojnë skajshmërisht besimin, miqësinë dhe aleatin më të dëshmuar historikisht në Ballkan- atë shqiptar!
- [ ] Për gjithë këtë “skenar hipotetik apolkaliptik”, për Kosovën dhe faktorin shqiptar në Ballkan, NUK e fajsoj Washingtonin e as Brukselin, por, injorancën, hipokrizinë dhe mendjelehtësinë e KAST?S POLITIKE KOSOVARE, që për dy dekada të tëra “miqësinë” me Amerikën e ndërtoj në premisa të gabuara (shkaku i krimit dhe korrupsionit kulminant); e keqkuptoj (shkaku, se menduan që shtetësinë dhe demokracinë duhet të ua ndërtojnë tjerët); e kompromitoj (shkaku se u vetëkënaq me improvizimin e shtetndërtimit);...
- [ ] Në fakt, NËSE vërtetë ndodhë ky presedan (e me Donald Trump, po shihet se gjithçka është e mundur) n? politik?n e jashtme amerikane, shqiptarë e shekullit XXI atëherë, duhet t’u përshtat?n rrethanave të reja; gjeopolitike e gjeostrategjike, në mënyrë që Projektin e faktorizimit të tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ta kërkojnë gjetiu...Ose, thënë edhe më thjeshtë duhet ta aktivizojnë nga “xhepi@ Planin B” [????]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat