Pjesëtarë të FSK-së pjesëmarrës në “Albanian Lion”

Aktuale

Pjesëtarë të FSK-së pjesëmarrës në “Albanian Lion”

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 15:52
Pjesëtarë të FSK-së

Sot, në Tiranë u mbajt Dita e Vizitorëve, me rastin e përfundimit të operacionit të përbashkët të ushtrimit fushor "Albanian Lion 2018’’, në të cilën mori pjesë edhe një delegacion i FSK-së, në krye me komandantin e saj, gjenerallejtënant Rrahman Rama, si dhe oficerë të lartë nga shtetet pjesëmarrëse në këtë ushtrim, si nga: Kosova, Kroacia, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuara.

Rama, përgëzoi pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së, pjesëmarrës në ushtrimin ndërkombëtar "Albanian Lion 18’’, për disiplinën, përkushtimin dhe profesionalizmin që ata treguan gjatë operacioneve në këtë  ushtrim fushor.

Republikën e Kosovës, përkatësisht Forcën e saj të Sigurisë,  në këtë ushtrim e ka përfaqësuar  një kontingjent i përbërë nga 35 pjesëtarë të Brigadës për Reagim të Shpejtë.

Ushtrimi ndërkombëtar ,,Albanian Lion 18” kishte si qëllim demonstrimin dhe avancimin e  shkathtësive  luftarake në nivel togu dhe mbështetjen  mjekësore fushore me qëllim të vendosjes së ndërveprueshmërisë  taktike me partnerët  strategjikë.

Objektiva të këtij ushtrimi ishin: Integrimi i forcave dhe rritja e ndërveprueshmërisë  taktike  me partnerët, ngritja  e shkathtësive  manovruese  individuale dhe në qifte, rritja e aftësive të mbijetesës në fushëbetejë, ngritja e njohurive  për drillet  e betejës në nivel skuadre dhe togu, ngritja e njohurive  për operacionet  e bazave patrulluese etj.

 Vlen të ceket se të gjitha këto aktivitete janë zhvillua në bashkëpunim me instruktorët e Trupave Komando të Marinës së Mbretërisë së Bashkuar.

 Ushtrimi ndërkombëtar ,,Albanian Lion 2018’’, i zhvilluar në Republikën e Shqipërisë, ka filluar më 14 shtator dhe ka përfunduar sot.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat