Pacolli kërkon ndihmë për liberalizimin e vizave nga homologu i tij finlandez

Aktuale

Pacolli kërkon ndihmë për liberalizimin e vizave nga homologu i tij finlandez

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 21:46
Behgjet Pacolli ka takuar homologun e tij finlandez, Timo Soini

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, sot në Nju Jork ka takuar homologun e tij finlandez, Timo Soini.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Shumë takim i përzemërt me homologun tim finlandez Timo Soini, që ruan kujtimet më të mira nga vizita në Prishtinë për dhjetë vjetorin e pavarësisë. I kërkova mbështetje për liberalizimin e vizave dhe e informova për procesin e dialogut me Serbinë.  Ftova ndërmarrësit finlandezë, një vend me eksperiencë në sportet dimërore, të investojnë në Kosovë, duke përfituar lehtësi të mëdha. Miku im Soini më garantoi për mbështetjen e vendit të tij në të gjithë organizatat ndërkombëtare ku Kosova bën pjesë, apo do të aplikojë në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat