Edhe ky subjekt politik i bashkohet protestës së 29 shtatorit

Aktuale

Edhe ky subjekt politik i bashkohet protestës së 29 shtatorit

Nga: N. Sh Më: 25 shtator 2018 Në ora: 08:44
Pamje nga protestat në Prishtinë

Balli Kombëtar Demokrat në Kosovë, do të marrë pjesë në protestën e 29 shtatorit e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i OBKD-së, Gazmend Islami, përmes një postimi në Facebook, ka renditur disa arsye pse ky subjekt politik do të marrë pjesë në këtë protestë.

Ai thotë se pjesëmarrja në protestë është për të i dhënë fund njëherë e përgjithmonë njerëzve që Republikën e Kosovës, po mundohen ta kthejnë ne Republikë Presidenciale, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Kjo Pavarësi do të mbetet një projekt që thërret në angazhim, deri në ditën që do të plotësohet amaneti i dëshmorëve. Kurse, ne kërkojmë vetëm të jetojmë në paqe, brenda caqeve të tyre, dhe në marrëveshje të mira me fqinjët. Por nuk mund të lejojmë që këta të pushtojnë trojet e shqiptarëve me pretekste gënjeshtrash.. Përndryshe, do të mbetemi të turpëruar përpara botës dhe fajtorë të vetëvrasjes kombëtare”, shkruan ai në Facebook.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Balli Kombëtar Demokrat i bashkohet Protestës së 29 Shtatorit!

Balli Kombëtar Demokrat do të jetë prezent së bashku me anëtarët dhe simpatizantët e partisë sonë, në protestën e 29 shtatorit në Prishtinë. Jo vetëm ne, por të gjithë e kemi përgjegjësi që të protestojmë kundër këtij pushteti që po e shkatërron Republikën e Kosovës. Kosova çdo ditë e më shumë po merr teposhtën si një ortek që në fund ka një greminë.

Balli Kombëtar do të protestojë sepse:

1. Ne jemi për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

2. Kosova nuk e meriton një president që punon për interesa të veta.

3. Kapja e institucioneve të drejtësisë nga shteti, ku prokurori kërcënohet nëse hulumton krimet të kryera nga pushtetarët.

4. Gjendja socio-ekonomike e shtetin tonë, ku një pjesë e popullsisë jeton në varfëri të skajshme.

5. Shtet ku nepotizmi është prezent nëpër çdo institucion publik, ndërsa punësimi i militantëve partiak është pothuajse rutinë.

6. Shtet i cili është i varur dhe i dirigjuar nga Beogradi.

Të gjithë të jemi prezent të shtunën në ora 14:00 në protestën paqësore, që t’i japim fund njëherë e përgjithmonë njerëzve që Republikën e Kosovës, po mundohen ta kthejnë në Republikë “Presidenciale” (diktatoriale).

Kjo Pavarësi do të mbetet një projekt që thërret në angazhim, deri në ditën që do të plotësohet amaneti i dëshmorëve. Kurse, ne kërkojmë vetëm të jetojmë në paqe, brenda caqeve të tyre, dhe në marrëveshje të mira me fqinjët. Por nuk mund të lejojmë që këta të pushtojnë trojet e shqiptarëve me pretekste gënjeshtrash.. Përndryshe, do të mbetemi të turpëruar përpara botës dhe fajtorë të vetëvrasjes kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat