KMDLNj përkrah vendimin e Gjykatës së Apelit për hetuesit e IPK-së

Aktuale

KMDLNj përkrah vendimin e Gjykatës së Apelit për hetuesit e IPK-së

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 09:52
KMDLNj

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një njoftimi dërguar mediave ka përkrahur vendimin e Gjykatës së Apelit për hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Ky vendim, sipas KMDLNJ-së është dëshmi se hetuesit e IPK-së ishin pranuar në mënyrë të rregullt, pas një procesi të rregullt rekrutimi.

“Edhe gjatë takimit me ish ministrin e MPB-së, z.Flamur Sefaj, KMDLNj i bëri me dije se ndërhyrja e tij ndaj institucionit të pavarur IPK-së është e kundërligjshme, e dënueshme dhe për pasojë , si akt moral , ministri do të duhej të dorëhiqej, apo nëse refuzon ta bëje këtë, atëherë do të duhej të shkarkohej. Ish ministri Sefaj kishte bërë akuza ndaj KMDLNj-së dhe Avokatit të Popullit që e gjykonin këtë vendim arbitrar dhe dërgonte porosi kërcënuese”, thuhet në një pjesë të këtij ragimi.

Media ju sjell pa ndërhyrje reagimin e KMDLNJ-së:

Pas ndërhyrjes flagrante , të kundërligjshme e që përmbanë elemete të veprës penale të ish ministrit të MPB, z.Flamur Sefaj ndaj një institucioni të pavarur siç është Inspektoriati Policor i Kosovës, duke e anuluar arbitrisht konkursin për hetues të IPK dhe në këtë mënyrë  ua mohuan të drejtat ligjore dhe njërzore të kandidatëve që në një procesë të rregulltë monitorimi (të monitoruar nga KMDLNj), e fituan të drejtën e punës. Pikërisht në ditën kur kandidatët ishin ftuar t’i nënshkruajnë kontratat, ish ministri Sefaj e anuloi konkursin duke i bërë presion ish –kryeshefit të IPK- së Hilmi Mehmeti dhe duke e vënë në situatë të palakmueshme ndaj vartësve të tij. Më vonë, ish kryeshefit te IPK- së i montuan një proces pas së cilës e shkarkuan pa i dëshmuar fare shkelje ligjore apo përgjegjësi penale. KMDLNj , menjëherë pas anulimit të konkursit e pati bërë një reagim publik i cili e dënonte vendimin e kundërligjshëm dhe arbitrar të ish ministrit Sefaj i cili pastaj u “dorëheq”, pa dyshim nën presion dhe urdhëra politike për shkak të kidnapimit dhe deportimit, përkundër të gjitha konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ligjeve të vendit, gjashtë (6) shtetas turq, me leje të rregulltë pune dhe qëndrimi në Kosovë.

Edhe gjatë takimit me ish ministrin e MPB-së, z.Flamur Sefaj, KMDLNj i bëri me dije se ndërhyrja e tij ndaj institucionit të pavarur IPK-së është e kundërligjshme, e dënueshme dhe për pasojë , si akt moral , ministri do të duhej të dorëhiqej, apo nëse refuzon ta bëje këtë, atëhere do të duhej të shkarkohej. Ish ministri Sefaj kishte bërë akuza ndaj KMDLNj-së dhe Avokatit të Popullit që e gjykonin këtë vendim arbitrar dhe dërgonte porosi kërcënuese.

Përveç kësaj, dhe pas kësaj, në ankesat e hetueseve të IPK-së e që ishin pranuar  në një konkurs të rregullt, KMDLNj i këshillonte të kërkonin të drejtat e mohuara padrejtësisht nga ministri Sefaj, në institucionet gjyqësore duke iu dhënë përkrahje publike dhe duke mos dyshuar se ata do t’i realizojnë të drejtat e tyre.

Vendimi i Gjykatës së Apelit është vendim i drejtë dhe dëshmi se hetuesit e IPK-së ishin pranuar në mënyrë të rregullt, pas një procesi të rregullt rekrutimi, është një satisfakcion për punën e KMDLNj-së dhe Avokatit të Popullit si dhe një porosi e qartë se çdo ndërhyrje arbitrare për qëllime politike apo të tjera do ta merr përgjigjen e duhur dhe të merituar nga gjyqësori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat