Thaçi kërkon mbështetjen Organizatës për Bashkëpunim Islamik

Aktuale

Thaçi kërkon mbështetjen Organizatës për Bashkëpunim Islamik

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 13:57
Thaçi. Haradinaj. Pacolli. Ahmad Al-Othaimeen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli kanë zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe 57 shteteve anëtare të kësaj organizate.

Kreu i vendit tonë ka kërkuar nga sekretari Al-Othaimeen mbështetjen e OBI-it në procesin e shtimit të njohjes për Republikën e Kosovës, për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare.

“OBI edhe në të kaluarën ka mbështetur Republikën  e Kosovës në shtimin e njohjes dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Presim vazhdimin e mbështetjes tuaj”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen ka thënë se kjo organizatë do të vazhdojë mbështetjen e gjithmbarshme për Kosovën.

Ndryshe, presidenti Thaçi do të vazhdojë takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës, për të shtyrë përpara agjendën e bashkëpunimit bilateral, të shtimit të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat