Limaj takon ambasadoren e re të Suedisë, flasin për dialogun Kosovë- Serbi

Aktuale

Limaj takon ambasadoren e re të Suedisë, flasin për dialogun Kosovë- Serbi

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 14:14
Limaj, Ahliny

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur në një takim ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.

Limaj ka bërë me dije që ambasadores suedeze ia ka shpalosur qëndrimin e qeverisë së Kosovës se dialogu Kosovë- Serbi është i pa alternativë dhe në këtë drejtim, Limaj thotë se Kosova po bën përpjekje të flasë më një zë në këtë proces.

“Është në interesin e dy vendeve që në fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi të arrihet ujdia për mbylljen e temave të hapura dhe ky proces duhet të kulmoj me njohjen reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Limaj ka falënderuar ambasadoren për ndihmën e vazhdueshme që Suedia po i jep Kosovës duke e ftuar për thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy vendeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat