Thaçi takoi mbretin Abdullah II të Jordanisë, merr mbështetje për INTERPOL

Aktuale

Thaçi takoi mbretin Abdullah II të Jordanisë, merr mbështetje për INTERPOL

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 19:00
Hashim Thaçi ka takuar mbretin Abdullah II të Jordanisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po udhëheq delegacionin e Kosovës në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, sot ka takuar mbretin Abdullah II të Jordanisë.

Siç njofton presidenca, me këtë rast, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës ndaj Jordanisë për mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e shtetësisë së Kosovës, përmes shtimit të numrit të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi dhe mbreti Abdullah II i Jordanisë kanë biseduar edhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar, bashkëpunimit në fushën e sigurisë  si dhe rritjes së bashkëpunimit në fusha tjera.

“Kosova ka nevojë për mbështetjen e Jordanisë për të jetësuar anëtarësimin në Interpol, por gjithashtu për të lobuar te vendet të ndryshme për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën", ka thënë Presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, mbreti Abdullah II i Jordanisë ka theksuar se Republika e Kosovës mund të llogaris në mbështetjen e Jordanisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi gjatë ditës pritet të zhvillojë edhe shumë takime tjera me krerë të shteteve të ndryshme botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat