Haradinaj në Akademinë Ushtarake në ShBA: Kosova mburret me ushtarët e saj - Bota Sot
Haradinaj në Akademinë Ushtarake në ShBA: Kosova mburret me ushtarët e saj

Aktuale

Haradinaj në Akademinë Ushtarake në ShBA: Kosova mburret me ushtarët e saj

Nga: Bota Sot Më: 25 shtator 2018 Në ora: 19:28
Haradinaj në Akademinë Ushtarake “West Point” me Gjeneralin Williams

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar në Akademinë Ushtarake “West Point”, ku është takuar me Gjeneralin Williams.

Ai permës një postimi në Facebook ka shkruar se “me profesionistët që dalin nga kjo akademi, Kosova do të ketë kuadro të mjaftueshme dhe të aftësuara, të cilët do ta ngrisin Ushtrinë e Kosovës në nivel të avancuar të udhëheqjes dhe profesionalizmit”.

Postimi i plotë:

Ndjenjë e posaçme nga vizita në Akademinë Ushtarake “West Point” dhe pritja e ngrohtë nga Gjenerali Williams.

Kjo akademi e dijes, traditës, fisnikërisë ushtarake dhe ekselencës, ka pritur dhe aftësuar kuadrot më të mira të ushtrisë Amerikane.

U ndjeva i lumtur dhe krenarë kur pashë se kësaj akademie i janë bashkuar ndër vite për shkollim edhe kadetë nga Kosova.

Me profesionistët që dalin nga kjo akademi, Kosova do të ketë kuadro të mjaftueshme dhe të aftësuara, të cilët do ta ngrisin Ushtrinë e Kosovës në nivel të avancuar të udhëheqjes dhe profesionalizmit.                                                           

Përkrah ushtrisë së ShBA-ve, Kosova do të kontribuojë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm në rajon por kudo në misione paqësore në botë!

Kosova mburret me ushtarët e saj!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...