Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mohuar se është avokat i ideve të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, brenda partisë së tij.
Haziri është pyetur nëse përfaqëson linjën e Thaçit brenda LDK-së, ashtu siç akuzohet.
“Është opinion i gabuar”, është përgjigjur Haziri. “Perceptimi nuk është e vërteta”, është shprehur ai.
Haziri po ashtu ka thënë se LDK-ja s’ka vija të kuqe për Thaçin. “Nuk ka, as nuk ka pasur asnjëherë”, ka deklaruar ai.
“As nuk do të ketë zoti Thaçi vijë kurrë”, ka shtuar Haziri.
I pyetur se kush është zyrtari i LDK-së, me të cilin Thaçi ka thënë se ka biseduar për negociatat me Serbinë, Haziri është përgjigjur: “Me zotin Thaçi ka biseduar vetë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. E ka takuar personalisht”. “Isa Mustafa e ka konfirmuar publikisht. S’kanë qenë takime të fshehura”, është shprehur ai.