Haradinaj: SHBA-të kanë rol të pazëvendësueshëm në rrugën euro-atlantike të vendit

Aktuale

Haradinaj: SHBA-të kanë rol të pazëvendësueshëm në rrugën euro-atlantike të vendit

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 09:09
Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot bashkë me Hashim Thaçin kanë takuar Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot bashkë me Presidentin Hashim Thaçi kanë takuar Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, me të cilin biseduan për aktualitetin politik në Kosovë dhe rajon.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Mitchell për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, për progresin e Kosovës në përmbushjen e reformave të gjithanshme në rrugën eurointegruese dhe euroatlantike dhe për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për të krijuar një klimë të favorshme për të investuar në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Mitchell për kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës dhe në shumë fusha tjera me rëndësi, me theks zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit.

“Miqësia dhe partneriteti strategjik me ShBA-të janë të pazëvendësueshme. Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike dhe për këtë roli i ShBA-ve, është i rëndësisë së veçantë", tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen amerikane në procesin e transformimit të FSK-së në Ushtri.

Në takim, është biseduar edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin kryeministri Haradinaj tha se Kosova është për dialog dhe për përmbylljen e këtij procesi përmes arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht obliguese për të dyja vendet dhe me njohje reciproke.

Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, tha se Kosova do ta ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe më tutje, në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, në arsim dhe në rrugën e saj euroatlantike.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Jashtëm Behgjet Pacolli dhe Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat